
Një zjarr ka rënë në një biznes në afërsi të Liqenit të Viroit, në Gjirokastër, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën dy automjete zjarrfikëse. Me mbërritjen në vend, shërbimet konstatuan se flakët kishin përfshirë një ambient që përdorej për mbajtjen e kompresorëve të ajrit.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë me fikëse me pluhur dhe ujë, duke bërë të mundur neutralizimin e zjarrit në kohë dhe duke parandaluar përhapjen e flakëve në ambientet e tjera të biznesit.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla.
Shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit po hetohen nga organet kompetente.
and then