
Kombëtarja U21 e Kosovës ka shënuar fitore të bindëse në udhëtim ndaj San Marinos, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.
Dardanët e rinj triumfuan me rezultat 3:0 në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma, duke arkëtuar tri pikë të reja.
Faton Ademi ishte protagonist kryesor i fitores, duke shënuar dy gola. Sulmuesi realizoi në minutën e 28-të dhe të 59-të, ndërsa në të dyja rastet asistues ishte Blerton Isufi.
Ndërkaq, golin e tretë për Kosovën e shënoi Laurent Xhylani në minutën e 62-të, pas asistimit të Faton Ademit.
Me këtë fitore, Kosova U21 ka arritur në kuotën e 11 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në grup. Spanja kryeson me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda me 16 dhe Rumania me 13 pikë, ndërsa Qiproja ka tri pikë dhe San Marino mbetet pa pikë. Djemtë tanë do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje në kuadër të këtij cikli kualifikues. Më 30 shtator, Kosova U21 pret Qipron, ndërsa më 6 tetor në Prishtinë përballet me Finlandën.
and then