Vlerësim unanim i legjendave: Ky, Liverpuli më i fortë i historisë

Rio Ferdinand, Majkëll Ouen dhe Peter Krauç e kanë vlerësuar unanimisht skuadrën aktuale të Liverpulit si më të fortën ndonjëherë pas paraqitjes në gjysmëfinalen e parë ndaj Vijarealit (2-0).

BT-Sport-free-for-pubs-in-July

Ata janë në garë për të fituar çdo trofe të mundshëm këtë sezon (4).

FERDINAND – Ky është Liverpuli më i fortë që kam parë ndonjëherë. Janë të pamëshirshëm. Mënyra se si ushtrojnë presing, energjia si e aplikojnë. Ti ulesh këtu dhe thjesht mahnitesh”, tha ish-mbrojtësi i Junajtidit për “BT Sport”.

OUEN – Nuk e mendon shumë më ndryshe as ishsulmuesi i “Reds”-ave, Majkëll Ouen: “Ishte një dominim total i Liverpulit. Kjo është skuadra më e mirë që unë kam parë me fanellën e kuqe. Ata thjesht të gllabërojnë”.

KRAUÇ – “Edhe unë do të thosha kështu. Fatkeqësisht, kam qenë shumë i vogël për të parë skuadrat e viteve 1970. Kjo është më e mira që kam parë”, tha një tjetër ish-sulmues i Liverpulit.

Arena e Lajmit

Vlerësim unanim i legjendave: Ky, Liverpuli më i fortë i historisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook