Deputeti i PD Tritan Shehu ka sqaruar se Aida Shehu, e cila garon në Këshillin Kombëtar të PD, nuk është bashkëshortja e tij. Shehu në një reagim në Facebook shkruan se zonja Shehu është një tjetër person, “një zonjë shumë e nderuar, pedagoge, aktiviste nga me të fortat te PD, në degën e njësisë 3 në Tiranë”.
Reagimi i plotë:
Per te skjaruar disa qe po perhapin nje te pavertete.
Zj. Aida Shehu, qe eshte ne listen e kandidateve per Keshillin Kombetar, nuk eshte Aida, gruaja ime.
Ajo eshte nje tjeter person, eshte nje zonje shume e nderuar, pedagoge, aktiviste nga me te fortat te PD, ne degen e njesise 3 ne Tirane dhe me gjere.
I uroj suksese te metejshme.