Korporata amerikane Apple Inc. ka rekrutuar një drejtuese shqiptare nga Ulqini që prej kohësh ka drejtuar kompaninë Ford Motor Co. në Shtetet e Bashkuara për të drejtuar përpjekjet në realizimin e makinës elektrike të kompanisë Apple.
Gjiganti i teknologjisë punësoi Desi Ujkashevic (Dezi Ujkashin) për projektin e makinës, raporton Bloomberg. Ujkashevic kishte punuar për Ford që nga viti 1991, së fundmi ka shërbyer si drejtoreshë për sigurinë e mjeteve.
Drejtoresha me origjinë shqiptare ka punuar në modelet e Ford’s Escape, Explorer, Fiesta dhe Focus, si dhe Lincoln MKC dhe Aviator, sipas profilit të saj në LinkedIn shkruan Bloomberg. Ajo gjithashtu ndihmoi në zhvillimin e automjeteve të reja elektrike për prodhuesin e automjeteve me bazë në Dearborn, Michigan. Dhe Ujkashevic ka përvojë në trajtimin e çështjeve rregullatore, diçka për të cilën Apple ka nevojë në realizimin e projektit të saj të ardhshëm, makinës elektrike Apple.