Berisha mesazh deputetëve që nuk ishin në Kuvend: Ky tren nuk ndalet, u bë bashkimi i demokratëve në bazë

Gffgfg

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë pas votimit në Kuvendin e PD  për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, ka deklaruar se ky ishte Kuvendi i bashkimit të bazës, qëllimit kryesor të tij.

I pyetur për mungesën e shumë deputeteve, Berisha tha se një pjesë e madhe ishin, ndërsa për ata që munguan u dha mesazhin se “ky tren” nuk ndalet më.

“Të garantoj se ky Kuvendi ishte i bashkimit, sot në sallë ishin me qindra delegatë, aty në atë listë ka dhjetëra të propozuar për anëtar të Këshillit nga ato demokratët që para 6 marsit qëndruan në pozicion tjetër. Detyra ime është bashkimi i bazës dhe ju i shihni xhirot e ish-kryetarit, për të kuptuar që dëshmojnë se sa e bashkuar është sot PD në bazë.

Një pjesë e mirë e deputetëve ishin, një pjesë tjetër nuk ishin, dy gjëra për ato, ky tren s’mund të ndalet kurrë, treni i PD të Rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë… S’ka më kohë të shpenzohet me problemet e brendshme, cili do që do t’i bashkohet trenit është i mirëpritur”, tha Berisha

Berisha mesazh deputetëve që nuk ishin në Kuvend: Ky tren nuk ndalet, u bë bashkimi i demokratëve në bazë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook