“E di që jam diskutuar se nuk kam fituar”, Plori: Duhet analizuar pjesa e parë, mund të na shënonte skuadra e fundit të tabelës

Elvos Plori ka qenë i kënaqur me fitoren e parë të skuadrës së tij, por gjithashtu i pakënaqur për disa gjëra që u interpretuan gabim nga të tijtë ndaj Skënderbeut. Trajneri i Vllaznisë tha në “SuperSport” pas sfidës se shkodranët duhej të rregullonin disa gjëra që të arrinin objektivat që kishin për këtë sezon, që është pjesëmarrja në Europë.

plori

“Pjesa e parë nuk ka qenë një pjesë që sidomos në stadiumin tonë e kemi pasur të tillë. E kishim lojën në qarkullim, me pasime ia falnim kundërshtarit. Skënderbeu kishte dy raste të na shënonte, do komplikohej situata dhe nuk do të ishim të qetë. Duhet parë shumë mirë pjesa e parë, jo se nuk kishte entuziazëm por lojtarët ishin të përgjumur në veprime dhe mendoj se mungesën e Krymit e ndjen Vllaznia dhe u vu re në pjesën e parë.

Të gjitha janë faktorë, është edhe fundi i kampionatit e lodhja ndjehet, jemi në dy kompeticione, Edhe Skënderbeu ka elementë brenda që dinë të luajnë futboll, në Shkodër kanë ardhur të luajnë pa komplekse e presion dhe shihej duke filluar nga mënyra si qarkullonin topin. E qarkullonin lirshëm dhe kjo ka të bëjë me mënyrën e lojës.

Ne ndryshuam duke marrë rreziqe më shumë në pjesën e dytë, sepse deshëm të rrezikonim më shumë e të ishim më mirë në veprimet përpara. Ndaj nuk ishte rastësi goli i Hakajt se kërkonim ndihmën e anësorëve. Ishte përmirësim, u zgjuam pak nga gjumi në pjesën e dytë. Këto lojtarë janë profesionistë e duhet të mendojmë seriozisht se në situata të tilla nuk duhet të shohim kë kemi përpallë e objektivi është i qartë që  është pjesëmarrja në Europë. Për këtë duhen kritikuar lojtarët, mund të shënonte në Shkodër skuadra e fundit të tabelës e pastaj nuk mund të të arrihej asgjë.

Duke parë ndeshjet tona dhe shortin, them se kemi mundësitë të arrijmë atë që kemi objektiv. Por nëse nuk luhet futboll e nuk ka entuziazëm, është e vështirë. Duhet të jemi konciz me atë që bëjmë në fushë se ka pak javë kampionat> E di që jam diskutuar që Plori nuk ka fituar ende, fitoret nuk vijnë nëse nuk shënon, por skuadra ka pasur ekuilibra. Presioni është shumë i madh, por skuadra ka pasur stabilitet. Kjo është ajo që më ka vrarë në pjesën e parë, duhet të jemi seriozë e të mos lëmë hapësira.

Ndeshja me Dinamon? Mendoj se duhet marrë seriozisht, është një skuadër që ka lojtarë të mirë dhe është vlerësuar maksimalisht. Duhet që lojtarët të mendojnë automatikisht për vlerësimin e ndeshjes”, tha Plori.

Arena e Lajmit


“E di që jam diskutuar se nuk kam fituar”, Plori: Duhet analizuar pjesa e parë, mund të na shënonte skuadra e fundit të tabelës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook