Konfiskimi i pasurive të vëllait të deputetit të PD, përcaktohet trupi gjykues në Apel, ja data e seancës

Gjkko 1

Përcaktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë çështjen e konfiskimit të pasurive të vëllait të deputetit të PD Gazmend Mahmutaj në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja nr. 82 regjistri themeltar, datë 27.04.2022 regjistrimi, me objekt “konfiskimin e pasurive” ndaj subjektit Gazmend Mahmutaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga, kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara, në seancën gjyqësore të planifikuar më 18 Maj 2022, ora 12:00.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka sekuestruar 22 pasuri të deputetit të PD-së Kasëm Mahmutaj dhe dy vëllezërve të tij, familjarëve dhe personave të bashkëlidhur pasi nuk kishin ardhur nga burime të ligjshme financiare.

Mahmutaj bëhet kështu deputeti i parë në Shqipëri që i konfiskohet pasuria me kërkesë të SPAK për shkak se vëllai i tij Gazmend Mahmutaj ishte subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se GJKKO vendosi të konfiskojë pasurinë e deputetit të PD, familjarëve dhe personave të bashkëlidhur, pasi nga hetimi rezulton se kjo pasuri rrjedh nga aktivitete kriminale, jo nga të ardhura të ligjshme.

Vëllai i deputetit Gazment Mahmutaj, me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton i dënuar në 1993 nga gjykata e Veronas për shfrytëzim prostitucioni. Për këtë arsye ai i është nënshtruar hetimit pasuror nga OFL dhe SPAK.

Sipas vendimit të GJKKO të gjitha pasuritë e konfiskuara kalojnë në pronësi të shtetit shqiptar, por subjekti ka të drejtë apelimi. Avokatët kishin deklaruar se këtë çështje do ta çonin në Apel.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×