
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermanë në aeroportin Karlsruhe Baden-Baden, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Lajmi është bërë publike nga mediat gjermane.
31-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fluturuar nga Rinasi drejt Gjermanisë, ndërkohë që kishte arritur që të kalonte kufirin, edhe pse rezultonte në kërkim.
Tashmë i riu shqiptar ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të ekstradimit në Britaninë e Madhe.
Arena e Lajmit