Rrëzimi i Berishës në Kuvendin Kombëtar, deputeti i PD: Mos u ngazëlleni kot o eunukë politikë, ai gjithmonë ringrihet

Boci

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka komentuar në mbrëmje reagimet në rrjetet sociale që ka shkaktuar rrëzimi i ish-kryeministrit Sali Berisha teksa ngjitej në skenë për të marrë fjalën.

Duke i quajtur komentuesit megafonë të dalë mode dhe eunukë politikë, Boçi shkruan se Berisha ringrihet sa herë që rrëzohet.

Statusi i plotë

ËSHTË RINGRITUR PAS ÇDO RRËZIMI

Mos u ngazëlleni më kot të dashur scribë rrjetesh, megafonë të dalë mode, eunukë politikë!

Rënia nuk është gjendje.

Për të ajo ka qenë thjeshtë lëvizje.

Mos harroni:

Fuqia e tij ka qenë gjithmonë aftësia për t’u ringritur më i fortë pas çdo rrëzimi të pësuar.

Lexojeni historinë:

Në 1992 pas 1991, në 2005 pas 1997, dhe tani pas 2013-tës.

Ndërsa sot ai rrëzim pengese rasti vetëm ilustroi se ngritja e tij është e pandalshme.

Pas tij jo më kot erdhi fjala në tërë përshfaqjen e saj.

E plotë.

E paekuivok.

E skanduar me kuptim.

Bindëse për një aksion politik me platformë, vizion dhe shpirt opozitarizmi.

Që forcën e merr nga ringritja.

Që gjallërinë e merr nga anëtarësia.

Që kthjelltësinë e merr nga vota.

E saktë në skandim, në ide politike, në përçim, ajo fjalë ishte ngritja me e qartë që u shpërnda në shkallët e elektrizimit të sallës.

Opozitarizmi u nis me vrull në misionin e pakthyeshëm.

Bashkangjitja me të e të gjithëve atyre që e duan vendin, familjen e PD është e pashmangshme.

Vrapimi i koreve pa formë e zë, për t’u kapur pas fatit të pengesës, i bën ata sot peng të mjerimit politik.

Ringritja ushtoi në atë sallë!

Simbolika natyrale e rënies nga pengesat, pas së cilës erdhi ringritja, vetëm sa e zbukuroi rithemelimin!

Rrëzimi i Berishës në Kuvendin Kombëtar, deputeti i PD: Mos u ngazëlleni kot o eunukë politikë, ai gjithmonë ringrihet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook