VIDEO/ Makina me shpejtësi humb kontrollin dhe del nga rruga, merr para kalimtarin. I riu përfundon në…

Aksident

Një aksident është regjistruar sot në Radhimë të Vlorës, ku për pasojë një kalimtar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se ka dyshime që mjeti të ketë qenë me shpejtësi dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Më pas ai është përplasur me disa tabela duke goditur dhe aksidentuar kalimtarin që po ecte në anë të rrugës. Bëhet fjalë për të riun Emiliano Habilaj, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×