Flet legjenda e Juventusit dhe Italisë: Kam pasur shokë skuadre homoseksualë

Ish-futbollisti i njohur i Juventusit dhe Italisë, Antonio Kabrini, ka folur mbi një temë e cila vlerësohet edhe sot e kësaj dite si shumë delikate në futbollin profesionist, homoseksualizmi. Duke folur në “Lovers Film Festival” në Torino, ai ka bërë të qartë se kishte njohur futbollistë homoseksualë dhe se nuk kishte qenë kurrë probleme në dhomat e zhveshjeve.

sdsdsdddsd

“Homoseksualizmi në botën e futbollit për meshkuj është ende një tabu. Nga injoranca e tifozëve, të personave të cilët janë gjithmonë gati që të gjejnë diçka që të denigrojnë një futbollist. Nuk ka kaluar ende ky mesazh, tifozët nuk arrijnë ende që të kuptojnë një mesazh përfshirës që ka mbërritur në sporte të tjera”, theksoi fillimisht Kabrini.

“Homoseksualizmi në botën e futbollit të femrave është më i pranuar. Në atë për meshkuj, duke u cilësuar si një sport për meshkuj, nuk kuptohet. Dalja në publik e një futbollisti do të sillte problematika të mëdha, jo personale, por në raport me publikun dhe sponsorët. Do të duhet edhe ndonjë vit tjetër për të kaluar këtë problem i cili godet shumë futbollistë.

Unë kam pasur shokë skuadre që ishin homoseksualë. E kam kuptuar vetë, nuk ma kishin thënë. Brenda dhomave të zhveshjes nuk kishte probleme. Ishin tifozët, njerëzit jashtë, problemi i vërtetë. Është edhe çështje sponsorësh, por është raporti me tifozët problemi kryesor”, tha Kabrini.

Arena e Lajmit


Flet legjenda e Juventusit dhe Italisë: Kam pasur shokë skuadre homoseksualë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook