
Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj administratorit të firmës “Alba Exotic Fruits”, Eduart Dautin, në kontenierët e së cilës në dy vitet e fundit janë bllokuar 6 ngarkesa kokaine nga Amerika Latine.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, se Apeli i Posaçëm nuk e ka pranuar kërkesën e Dautit për masë më te butë sigurie.
Dauti akuzohet për trafik droge, pasi në ngarkesat me banane të firmës së tij është kapur 5 herë kokainë.
“Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.