
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet në unazën Lëkurës-Kanali i Çukës, në Saranda.
Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se unaza panoramike do të jetë gati për këtë sezon, duke shtuat se do të jetë një vlerë për ekonominë dhe punësimin.
Kjo është unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandë, e cila do jetë gati këtë sezon turistik që pritet të jetë shumë i mirë për ekonominë e për punësimin
Segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil