
Zbardhen emrat e dy turistëve që humbën jetën në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për çiftin Marta dhe Voldimir Makovski, 42 dhe 45 vjeç, nga Polonia.
Ngjarja ndodhi në Krye Bushat. Mësohet se ata ishin duke udhëtuar me një motor kur u përplasën me një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga David Gjonaj. Deri më tani nuk dihen detajet nga aksidenti.