Gjenden të tjera predha luftarake te pazari i vjetër në Klos

Capture

Janë gjetur të tjera predha luftarake në zonën e Klosit. Pas zbulimit të një predhe granatahedhësi në afër të urës së fshatit Fullqet në shtratin e lumit Mat, të tjera janë zbuluar në vendin e quajtur pazari i vjetër.

Predhat antitank dhe predha të tjera janë konstatuar nga banorë teksa punonin tokën bujqësore në afërsi të ish repartit ushtarak. Predhat e zbuluara janë marrë nga ekspertët e repartit të xhenios pranë Forcave të Armatosura për t’i demontuar në Tiranë.

Në Maj të vitit 2016, Ministria e Mbrojtjes i certifikoi të sigurta tunelet e Klosit, ndërsa zona përreth këtyre tuneleve vijon të ketë municione luftarake ende të pashpërthyera.

Arena e Lajmit

Gjenden të tjera predha luftarake te pazari i vjetër në Klos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook