Johnny Depp i lidhur me avokaten e tij? Rrjeti vë re detajet mes dy bashkëpunëtorëve

Vijon ende gjyqi i Johnny Depp dhe Ambear Heard, por eshtë një tjetër detaj i cili ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Sipas tyre supozohet se mund të ekzistoje një lidhje dashurie mes aktorit dhe avokates së tij Camille Vasquez. Por ktyre aludimeve i janë përgjigjur burime të sigurta pranë Camille Vasquez për TMZ. Sipas burimeve thuhet se mes dyshes nuk ka asgjë më shumë së një aludim nga fansat dhe se marrëdhënia e tyre është vetëm marrëdhënie pune dhe miqësore siç mund të këtë një person me avokatin e tij për hir të punës që i bashkon.

Në të vërtetë, disa përdorues të Tik-Tok dhe Twitter kanë arritur në përfundimin se dyshja janë në një marrëdhënie bazuar në ndërveprimet e tyre në gjykatë. Ndërkaq në rrjetet sociale është përfolur se Camille është në një lidhje dashurie me një djalë britanik prej disa muajsh i cili punon në fushën e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë Depp ka marrë mbështetje nga të gjithë ndjekësit e tij gjatë kohës që po përballet në gjyq me ish-bashkëshorten e tij.

Johnny Depp i lidhur me avokaten e tij? Rrjeti vë re detajet mes dy bashkëpunëtorëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook