Reali ka festuar të shtunën titullin e 35-të në historinë e tij. Të gjithë kanë festuar, me përjashtim të sulmuesit nga Uellsi, Garet Bejl.
Ai ka qenë i munguari i madh, duke shtuar edhe më shumë polemikat rreth tij. Por sulmuesi i Realit, i cili pritet ta mbyllë me “Los Blancos” në fund të sezonit, ka sqaruar edhe arsyen e mungesës.
“Jam shumë i zhgënjyer dhe i keqardhur që mungova në festimet e titullit. Por e kisha të pamundur për shkak të një problemi në shpatull”, ka thënë Bejl, i cili ka përgëzuar shokët për suksesin.
Ndërkaq, të dielën edhe vetë klubi spanjoll ka konfirmuar dëmtimin e sulmuesit, duke shuar çdo dyshim mbi mungesën e tij në festimet e titullit.
Arena e Lajmit
