Flutura Açka kujton 4-vjetorin e vdekjes së të birit: Veç luleve e qirinjve kam për të vendosur pranë fotos së tij edhe librin e ri, e t’i them se premtimin e kam mbajtur

Screenshot 8

Deputetja Flutura Açka, ka kujtuar 4 vjetorin e vdekjes së të birit.

Ajo sjell disa anekdota të bëra me mikeshat e saj, të cilat e pyesin se si e përballon dhimbjen. Deputetja shkruan në statusin e saj në “Facebook” se e përballon dhimbjen duke numëruar ditët në takimin me të.

Postimi i Flutura Açkës:

Te kujtimet, e në ç’tjetër gjë mund të mbahemi pa u rrëzuar?
Disa ditë më parë, një mike, e cila kishte humbur vajzën e saj adoleshente në krye të marsit, më pyeti se si ia kisha dalë ta përballoja humbjen e tim biri?
A ia kam dalë?
Nuk ia thashë që kam drojë se nuk ia kam dalë. Koha pas humbjesh të tilla, që të marrë kuptim, siç thotë Hamleti, “del vetëm nga kyçet”. Pa na u shpërbërë ato, nuk e dimë në kemi rrojtur ndonjë ditë si jetimë të fëmijëve tanë.
Pak ditë nga 5 maji i vitit 2018, kur humba tim bir, një mike, e cila sapo më kishte shpjeguar se mezi numëronte ditët për të shkuar te e bija studente në Europë, më pyeti se si e përballoja kohën. I thashë e qetë e pa e fajësuar për shkujdesjen e pyetjes: “Ja, sikurse ti, duke numëruar ditët, por ty të mbarojnë, mua jo!”
Sonte, katër vjet nga lamtumirës me të, veç luleve e qirinjve, kam për të vënë pranë fotos së tim biri edhe librin e ri… e t’i them se…
e kam mbajtur fjalën!
Ju lutem, miq, mos shkruani mesazhe ngushëllimi. Faleminderit për mirëkuptimin!

Arena e Lajmit

Flutura Açka kujton 4-vjetorin e vdekjes së të birit: Veç luleve e qirinjve kam për të vendosur pranë fotos së tij edhe librin e ri, e t’i them se premtimin e kam mbajtur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook