Shtim i masave dhe kontrolleve nga policia rrugore, mbi 400 gjoba sot në Fier, 200 prej tyre për tejkalim shpejtësie

45478787878

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier Kryekomisar Valentin Florini, në një intervistë për median, ka deklaruar se edhe në këtë qytet, pas urdhrit nga Drejtori i Policisë Gledis Nano, janë intensifikuar masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë vendosur mbi 400 masa për shkeljet të cilat janë burim aksidenti: 200 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë, 29 përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 27 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 49 masa administrative për parakalime të gabuara, 7 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, 82 masa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Sakaq, Florini iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë Rrugore dhe të kontriubojnë të gjithë së bashku për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Shtim i masave dhe kontrolleve nga policia rrugore, mbi 400 gjoba sot në Fier, 200 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook