Shkoi në spital, por i bie arma nga çanta dhe shkrepet/ Procedohet 54-vjeçari dhe një punonjës i spitalit në Lezhë. Në kërkim i biri

LEZHË- Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi G. N., 54 vjeç, pasi në Spitalin Rajonal Lezhë, ku kishte shkuar për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore, dyshohet se i ka rënë nga çanta e krahut një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.

Gjithashtu u shpall në kërkim djali i tij, 18 vjeç, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë një punonjës i spitalit (punonjës IT), shtetasi A. V., 54 vjeç, pasi sipas informacioneve dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sakaq vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×