Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t

Napoli ka siguruar fitoren e parë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Në miqësoren e zhvilluar në Dimaro, napolitanët mposhtën 2-0 Carraresen, duke lënë pas humbjen e testit të parë ndaj Arezzos.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Rasmus Hojlund zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa Giovane dyfishoi shifrat nga pika e bardhë pak para pushimit.

Në fraksionin e dytë, Allegri aktivizoi disa lojtarë të tjerë për të testuar grupin, ndërsa shqetësimi i vetëm mbetet dëmtimi i Vergarës, i cili u largua nga fusha me probleme në gjurin e majtë.

Në fund, Napoli administroi pa vështirësi epërsinë dhe festoi fitoren e parë të verës, në pritje të sfidave të radhës të fazës përgatitore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×