FOTO/ Pas humbjes tragjike të djalit të porsalindur, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë pushimet së bashku

ronaldo-georgina-2

Cristiano Ronaldo po shfrytëzon kohën e lirë për të shijuar pushimet me partneren e tij Georgina Rodríguez, disa ditë pasi njoftuan humbjen e një prej foshnjave të tyre gjatë lindjes.

Manchester United, skuadra ku luan CR7, u dha pushim lojtarëve pasi u mund nga Brighton 4-0, duke humbur kështu mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League.

Edhe pse tashmë e dimë se humbja nuk është diçka që i pëlqen futbollistit portugez, në këtë rast ai vendosi të shfrytëzojë kohën për të pushuar me partneren e tij pas ngjarjes së trishtë që përjetuan në çift dhe që e cilësuan si një dhimbje të madhe.

Futbollisti publikoi në Instagramin e tij një foto nga pushimet, të cilën e shoqëron me një zemër, ndërsa nuk ka preferuar të bëjë të ditur vendndodhjen.

Futbollisti lajmëroi me pikëllim, pak javë më parë se djali i tij i posralindur ka ndërruar jetë duke shtuar se kjo është dhimbja më e madhe për çdo prind.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se foshnja jonë ka ndërruar jetë, është dhimbja më e madhe që mund të ndjejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, thuhet në postimin që futbollisti bëri asokohe.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook