Kilian Mbape kërkon që të mbyllë këtë sezon në kampionatin francez duke vendosur një rekord unik. Sulmuesi i PSG-së, dëshiron që të bëhet lojtari i parë që arrin një statistikë shumë të veçantë në këtë kampionat, por duhet të ruhet nga Lionel Mesi.
Aktualisht ai është golashënuesi më i mirë i kampionatit francez me 24 rrjeta të tundura, por edhe ai që ka dhënë më shumë asiste, 15 të tillë. Askush më parë në historinë e Ligës 1 nuk e ka mbyllur kampionatin duke kryesuar të dy këto statistika dhe Mbape dëshiron që të vendosë emrin e tij në librin e rekordeve para se të marrë vendimin nëse do të largohet apo do të qëndrojë këtë verë.
Në renditjen e golashënuesve atë e ndjek Terrie i Ren, por që vështirë se do të arrijë të kalojë Mbape në javët e mbetura të kampionatit ku ka shënuar 3 gola më pak. Rreziku real vjen nga radhët e skuadrës së tij, ku Lionel Mesi është lojtari i dytë me më shumë asiste në kampionat, 13 të tillë. Kështu, Mbape duhet të vazhdojë të shënojë, por edhe të shpresojë që pasimin para portës, të mos ia japë Lionel Mesi.
Arena e Lajmit
