Me mbërritjen e saj në krye të klubit shumësportësh, Tirana ka ndërruar menjëherë pamje, ndërsa palmaresi po pasurohet me trofe, që mungonin prej shumë kohësh. Drejtoresha Deborah Keçi do të komentonte kështu arritjen e fundit të fitores së titullit kampion në volejboll pwr meshkuj:
“Mungesën e këtij titulli prej 28 vitesh nuk e kam kuptuar dhe as justifikuar që në momentin e parë që mora drejtimin. Ndër të gjithë objektivat e vitit, ky trofe ishte ai më i rëndësishmi dhe i dëshiruari për mua. Trofe që do ta rikthente Tiranën në vitet e largëta të lavdisë së saj.
Trofe që mbart vlerën dhe peshën e padiskutueshme të përpjekjeve të përbashkëta për t’i rikthyer shkëlqimin volejbollit të Tiranës. Një sezon fantastik, me 5 kupa nga 5 të mundshme që vijnë në shtëpinë tonë. Faleminderit trajnerëve Sako dhe Reka për përkushtimin, stafit tim të palodhur dhe si gjithmonë çunave bardheblu që me lojën e tyre më kanë dhuruar mua, klubit dhe gjithë Tiranës emocione pa fund. Jam shumë krenare për ju! Bravo!”
Arena e Lajmit
