Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Nëna koshiente, babai 5 brinjë dhe legenin e thyer, në dhomën e spitalit iu bashkohet dhe foshnja 3 muajshe (Detajet)

Aksidenti Cifti Rruga E Kavahes Femije Karroc G Klas 433x300

Aksidenti i djeshëm në Tiranë, ku një makinë luksoze përplasi çiftin e bashkëshortëve bashkë me foshnjën e tyre 3 muajsh, shkaktoi reagime të forta në opinionin publik. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb detaje nga gjendje shëndetësore e Vilma dhe Arjan Konomit, të cilët u morën para nga një mjet që nuk respektoi sinjalistikën, ndonëse çifti ecte te vijat e bardha.

Burime nga spitali i Traumës thanë për Çelmetën se gjendja aktuale shëndetësore e çiftit të aksidentuar është e stabilizuar. Tashmë çifti ndodhen në një dhomë ne spital dhe kanë dalë nga reanimacioni, ndërkohë që pritet t’iu bashkohet edhe vajza e tyre e vogël, e cila fatmirësisht nuk pati lëndimeve, veç një gërvishtje të lehtë te syri.

Ndërkohë, foshnja doli sot nga spitali, ndërsa nuk ka nevojë për trajtim mjekësor, por është vendosur që të jetë në një dhomë me prindërit e saj. Mësohet se 43-vjeçarja Vilma Konomi është koshiente dhe ka reaguar, por ka disa thyerje në trup. Ndërsa 48-vjeçari Arjan Konomi ka 5 brinjë dhe legenin të thyer.

Arena e Lajmit

Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Nëna koshiente, babai 5 brinjë dhe legenin e thyer, në dhomën e spitalit iu bashkohet dhe foshnja 3 muajshe (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook