Aktori i i njohur i Teatrit të Durrësit Ervin Doko është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi një ditë më parë ka plagosur një 36-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Sipas policisë, aktori Doko ka goditur me sende të forta shtetasin E. Gk., 36 vjeç. Ndërkohë po punohet per kapjen e 39 vjecarit dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. Gk., 36 vjeç. Punohet për kapjen e tij”, thote policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.