VIDEO/ Mjaftuan pak minuta shi, përmbytet Pogradeci! Vetëm pak kohë pas inaugurimit, pusetat bllokohen, uji “pushton” rrugët

Vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec, reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah problematikat me sistemin e kullimit.

Pusetat u bllokuan, ndërsa uji vërshoi në rrugë duke krijuar një “lum” në mes të lagjes muze.

Situata ka ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve të kryera dhe funksionimin e rrjetit të kanalizimeve, pasi një zonë e rehabilituar dhe inauguruar vetëm pak kohë më parë nuk arriti të përballojë reshjet, duke u përmbytur nga bllokimi i pusetave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×