Kukësit i rikthehen sot ndaj Partizanit tre lojtarët që ishin të pezulluar ndaj Teutës për arsye kartonësh: Bruno Lulaj, Shqiprim Taipi dhe Vitor Feizhao.
Rikthime shumë të rëndësishme për Longon, sepse mungesa e tyre u pa në sfidën ndaj durrsakëve. Megjithatë, shqetësim ka sjellë dëmtimi i Emiljano Mustës, sepse në ndeshjen e fundit u pa të linte lojën i dëmtuar.
Por, sipas të gjitha gjasave, nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe me shumë mundësi do të jetë në dispozicion të Longos, pikërisht ndaj skuadrës me të cilën luajti gjatë fazës së parë.
Por, për të mos rrezikuar, pritet ta nisë nga stoli këtë përballje. Sa i përket formacionit, Longo do të hedhë nga minuta e parë në fushë Xhikën në portë, për të vijuar me Ndrecën, Pëllumbin, Lulajn dhe Gligorovin në mbrojtje.
De Lukas, Shqiprim dhe Gjelberim Taipi do të përbëjnë treshen në mesin e fushës, ndërsa në sulm, Milunoviç do të jetë në majë, ndërsa në krah të tij do të luajnë Basha dhe Feizhao.
Trajneri ka një opsion edhe Bahtirin, i cili në ndeshjen e fundit luajti titullar. Megjithatë, Longo ka treguar se më çdo ndeshje mund të surprizojë me ndonjë lojtar.
Arena e Lajmit