I armatosur ruante parcelat me kanabis, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari në Pukë

Një 30-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia në Pukë.

I riu ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Kodërbojë, në Pukë, për goditjen e kultivimit të kanabisit, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet.

“Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i tij, konkretisht shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë, i cili u shpall në kërkim.Ky shtetas dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike të konstatuara në parcelë dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×