VIDEO/ Do të largohet nga Mançester Junajtid, tifozja e vogël i bën dhuratën e veçantë sulmuesit mes lotëve: Mos ik…

Mançester Junajtid luajti sfidën e fundit në shtëpi për këtë sezon në sfidën me Brentforidin, të cilën “Djajtë” arritën ta fitonin me shifrat 3-0.

kavani

Në fund të takimit, shumë tifozë qëndruan në mes të shiut jashtë stadiumit, për të takuar disa nga lojtarët që do t’i thonë lamtumirë klubit në fund të këtij sezoni.

Njëri prej tyre është edhe sulmuesi uruguaian, Edinson Kavani, i cili mori një dhuratë t6ë veçantë nga një tifozë e vogël që e priste jashtë dyerve të “Old Trafford”.

Si fillim ajo e përqafoi sulmuesin mes lotëve, duke i kërkuar të mos largohet dhe më pas i mori një autograf. Gjithashtu, ajo in dha Kavanit një rrip për flokët, diçka që uruguaiani e vendos në çdo ndeshje.

Kavani e vuri menjëherë, duke ja bërë mbrëmjen e paharrueshme tifozes së vogël, e cila nuk i ndalonte dot lotët e saj.

 

View this post on Instagram

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

Arena e Lajmit


VIDEO/ Do të largohet nga Mançester Junajtid, tifozja e vogël i bën dhuratën e veçantë sulmuesit mes lotëve: Mos ik…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook