Trabzonspor u shpall kampion i Turqisë pas 38 vitesh pritje.
Menjëherë pas barazimit në shtëpi me rezultatin 2-2 ndaj Antaliasporit, në stadium shpërtheu festa me lojtarët, stafin teknik, por edhe me tifozët që vërshuan në terrenin e lojës për t’iu gëzuar titullit të shtatë kampion në historinë e tyre.
Pamjet që u bënë menjëherë virale ishin ku ish-kapiteni i Napolit, Marek Hamshik u bë në versionin ultras duke marrë dy fishekzjarrë dhe duke festuar me tifozët e klubit të njohur turk.
Hera e fundit ku skuadra nga Trabzoni shpallej kampion, ishte sezoni i largët 1983/1984.
– Arena e Lajmit
