Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit të titulluar ‘Finish Line’.
Rita dukej sensacionale e veshur me një fustan të zi të shkurtër një grim të lehtë dhe flokët e lëshuara të cilat i shkëlqenin nga rrezet e diellit. Ajo postoi në Instagram disa imazhe duke festuar kështu për publikimin e projektit të saj muzikor më të ri.
Duke pozuar bashkë me qenushin e saj ajo shkroi: ‘Muzikë e re të Premten. Takime të reja muzikore dhe një qen? Çfarë ka më mirë. Fundjave të këndshme!’
Këngëtarja e shkroi tekstin e këngës me këngëtaren e njohur Diane Warren , 65 vjeç, si pjesë e një nisme të re feministe për të inkurajuar barazinë midis burrave dhe grave.
Finish Line u regjistrua si kolona zanore për 37 Words, një dokumentar me katër pjesë ESPN, nga producentët e filmave dokumentarë Dawn Porter dhe Nicole Newnham, si pjesë e iniciativës ‘Fifty/50’ të kompanisë Walt Disney të udhëhequr nga ESPN.
E shpallur vitin e kaluar, nisma Fifty/50 përkujton 50-vjetorin e kalimit të Titullit IX, ligji federal për të drejtat civile që ndalon diskriminimin e bazuar në seks në çdo institucion arsimor që merr fonde federale dhe u jep grave mundësinë e barabartë.
Një ekip ekzekutiv dhe krijues i përbërë nga gra u mblodhën së bashku për të siguruar që gra të ndryshme të drejtonin të gjithë elementët e prodhimit të Finish Line.