
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Kaçanik në Kosovë.
Një person është vrarë dhe është plagosur i vëllai i tij.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ndërkohë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje për vrasjen, ndërsa njoftoi se viktima është rreth moshës 40-vjeçare.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtuar “Fusha Pajtimit” , përball” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore , ndërsa tjetri èshtë transportuar per ndihme mjekësore ne Ferizaj e me pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtejshëm mjekësor. Ne vendin e ngjarjes janë ekipe te policisë qe po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.
Arena e Lajmit