Vrau me thikë 60-vjeçarin se i tha “malok”, lihet në burg autori. Dëshmia në sallën e gjyqit: Jam penduar, nuk mbaj mend asgjë

Vrasja Ok 1 768x462

Gjykata ka lënë në burg 37-vjeçarin Olger Dhimitri, i cili dyshohet se vrau me thikë Ilir Kapo në Tiranë. Para togave të zeza ai ka deklaruar se është penduar për ngjarjen, por se nuk mban mend asgjë.

“Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar”, ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në kryeqytet, ku 37-vjeçari qëlloi me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo, pas një konflikti çasti mes tyre.  Dhimitri dhe 60-vjeçari ishin banorë të së njëjtës lagje dhe ishin duke konsumuar alkool në një lokal, ku më pas janë konfliktuar verbalisht.

Sherri mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin.

Pas sherrit verbal ata kanë dalë jashtë dhe 37-vjeçari e ka goditur me thikë të moshuarin, ku si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari humbi jetën. Dyshohet se 37-vjeçari është gjithashtu edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Vrau me thikë 60-vjeçarin se i tha “malok”, lihet në burg autori. Dëshmia në sallën e gjyqit: Jam penduar, nuk mbaj mend asgjë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook