Presidenti Ilir Meta ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të ambasadorit Hajdar Muneka.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kreu u shtetit i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të të ndjerit.
“Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ambasador Hajdar Muneka, me përvojë të gjatë dhe kontribut të çmuar në historikun e diplomacisë shqiptare.
Ambasador Muneka ka qenë për shumë vite pjesë e trupit diplomatik shqiptar duke shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm, model i spikatur i zyrtarit korrekt dhe të përkushtuar.
U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, trupit tonë diplomatik, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të shumtë.
U prehtë në paqe!”, ka shruar presidenti.
Arena e Lajmit