
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Mallakastër, duke përfshirë një zonë pranë qendrës së fshatit Drenovë dhe duke alarmuar banorët e zonës.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e flakëve. Pas ndërhyrjes së forcave operacionale, situata raportohet se është drejt normalizimit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrës.
and then