
Edi Paloka ka reaguar edhe në Facebook, ku edhe ka publikuar një foto me Eleina Qiricin, ndërsa shprehet se i dha dinjitet garës së sotme për Kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD.
Paloka shprehet se Eleina Qirici mbetet një mike dhe demokrate e mirë.
“Sot me Eleina Qiricin , nje mike , kolege e demokrate e mire. Nje zonje qe i dha dinjitet gares per kreun e Keshillit Kombetar te PD! Nje falenderim per gjithe demokratet e nje urim qe sa me shpejte ta shohim PD ne vendin qe i takon !”, shkruan Paloka ne Facebook.
Kujtojmë se këtë të premte u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.
Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të PD u zgjedh Edi Paloka. Nga numërimi i fletëve të votimit, Edi Paloka rezultoi se kishte marrë 132 vota, ndërsa Eleina Qirici 79 vota.