Pak orë para mbledhjes së Këshillit, Berisha mbledh në seli anëtarët, ja çfarë pritet të diskutohet

Selia Blu 780x405

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike janë duke zhvilluar një mbledhje në selinë blu. Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se ky zhvillim vjen pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, ku do të diskutohet për kryetarin e ri të saj.

Një nga kandidaturat është Edi Paloka, i cili e ka mbajtur edhe më herët këtë post, ndërsa priten të zbulohen personat e tjerë që do të përfshihen në garë.

Gjithashtu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në Këshill, është dhe ajo e Presidentit të ri. Mazhoranca ka thënë se nuk është e gatshme të diskutojë me anëtarët e Rithemelimit në këtë çështje, ndërsa këta të fundit kanë kërkuar që propozimi të vij prej tyre, ndërsa qeveria të zbulojë kriteret që duan për Presidentin e ri.

Arena e Lajmit

Pak orë para mbledhjes së Këshillit, Berisha mbledh në seli anëtarët, ja çfarë pritet të diskutohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook