VIDEO/ Urbani në Tiranë prishet në mes të kryqëzimit, bllokohet qarkullimi

878787878

Një tjetër autobus i linjës urbane në kryeqytet është përfshirë në një incident këtë të mërkurë.

Gazeta Panorama ka siguruar pamjet e autobusit që ka mbetur në kryqëzim tek zona e burgut “313”, duke krijuar kaos në trafik.

Mësohet se autobusi ka pësuar defekt dhe ka mbetur në mes të rrugës. Urbani po dilte nga rruga “Jordan Misja” për të shkuar tek ish- stacioni i Trenit.

Ndërsa të gjithë pasagjerët zbritën në mes të kryqëzimit. Kujtojmë që javët e fundit, urbanët në Tiranë janë përfshirë në disa aksidente. Më i rëndi, që la dhe pesë të plagosur ishte ai i linjë së unazës që përfundoi në lumin Lanë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook