Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga një mik i Kilian Mbape, ka ndezur entuziazmin në Madrid. Fotoja e publikuar në rrjetet sociale nga artisti Ora Ito, person i afërt me sulmuesin francez, ka treguar se ky i fundit po bëhet gati të lëvizë.
Ito kishte publikuar pamjet nga shtëpia e francezit duke menduar që t’u tregonte ndjekësve të tij se kishte marrë dhuratë nga sulmuesi një fanellë me autografin e tij. Por në sfond shiheshin shumë gjëra të Mbape të paketuara, si trofe të fituar nga ai, apo edhe gazeta të vendosura në kornizë që flitnin për arritjet e tij.
Të gjithë tifozët e kanë interpretuar këtë si një sinjal se Mbape është gati të ndryshojë shtëpi e kjo nënkupton se do të lëvizë nga Parisi. Dihet prej kohësh që destinacioni i tij nëse ikën nga PSG, do të jetë Madridi, ndaj mbështetësit e Realit kanë filluar që tani të festojnë atë që presin të jetë goditja e madhe e merkatos së verës për klubin e tyre.
Arena e Lajmit
