ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, zbulohet skuadra e dytë që ngjitet në Premier Ligë

Pas Fulhemit, Burnemuthi është skuadra e dytë angleze që ka siguruar zyrtarisht një biletë për në Premier Ligë. Ekipi i drejtuar nga Skot Parker fitoi 1-0 sfidën e drejtpërdrejtë ndaj Notinghamin, duke e thelluar në 6 pikë diferencën me vendin e tretë kur ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur në sezonin e rregullt.

Bournemuth

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Kiefer Mure shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në 45 ndeshje në kampionat, Burnemuth arriti të siguronte plot 85 pikë, 5 më pak se kryesuesit e Fulhemit.

Ky rikthim i Burnemuthit në elitën e futbollit anglez, erdhi në ditën kur futbollisti i kësaj skuadre Bruks, ndau lajmin e mrekullueshëm që kishte fituar betejën me kancerin dhe do t’i rikthehej futbollit të luajtur. Për sa i përket skuadrës së tretë që sezonin e ardhshëm do të militojë në Premier Ligë, ajo do të mësohet nëpërmjet “Play-Off”-it që do të zhvillohet nga vendi i tretë deri në të 6-in.

RENDITJA6

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, zbulohet skuadra e dytë që ngjitet në Premier Ligë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook