Ditëlindja e Marinës nxjerr në pah anën romantike të Getoarit

 

Sot është një nga ditët më të veçanta për Marina Vjollcën pasi feston 32 vjetorin e saj.

Ka qenë bashkëshorti i saj Getoar Selimi i cili ka bërë urimin më të ëmbël për Marinën nëpërmjet Instagramit të tij duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen gruas time të dashur dhe nënës së engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar bashkë”, bashkë me foton e Marinës me vajzën e tyre.

Gjithashtu nuk ka munguar as urimi i së motrës Luana Vjollca e cila  ka uruar nëpërmjet një videoje kur ishin të vogla dhe performonin në skenë. Kujtojmë se çifti janë martuar që ne 2017, dhe në nëntor të vitit të kaluar u bënë prindër të një vajze për herë të parë të cilën e quajtën Marget duke bërë bashkimin e emrave të tyre.

Ndërkohë dyshja mbeten tepër të angazhuar për sa i përket jetës së tyre profesionale, Geti si një këngëtar i cili po shijon suksesin e tij me këngën më të re “Ani Nasht” që solli në bashkëpunim me reperin Majk, ndërsa Marina si moderatore mjaft e suksesshme në emisionin “Klanifornia”

Ditëlindja e Marinës nxjerr në pah anën romantike të Getoarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook