Ndahet nga jeta ish-drejtuesi i Sigurimit, Luan Pobrati. Nga arrestimi në kohën e Berishës te pozicioni pranë Fatos Nanos

C870114f Bee6 40b5 81cc A8eb5d229dd4

Luan Pobrati, ish drejtues i Sigurimit në kohën e regjimit komunist është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 67 vjeçare.

Ai ka qenë një ndër specialistët e njohur i shërbimeve sekrete. Për një periudhë, para viteve 90’, ai ka shërbyer si drejtues i lartë i ish-sigurimit famëkeq të shtetit, i ngarkuar në rekrutimin e inteligjencës universitare, ndërsa mbas vitit 1997, ishte Inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrit Luan Pobrati është arrestuar nga Berisha ne vitin 1992 dhe është akuzuar për krime gjatë kohës së regjimit komunist.

Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veli Myftari ka njoftuar ndarjen nga jeta të Pobrati ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

“Një lajm i hidhur për një humbje të parakohshme, Luan Hekuran Pobrati, sikur e kërkoi qëllimisht këtë dite, ne Ditën e Dëshmoreve te Atdheut ! Luan një mik i rralle i shume vetëve, pasionant ne detyrën e tij e Atdhetari te Larte, si dhe vete prejardhja nga babai Hekuran Pobrati, Heroi i Popullit,  mik i tim Eti, Xhemalit, kuptohet jeta partizane dhe e mëpasme ne lufte me bandat e kohës ! Lamtumire Shoku dhe miku ynë i mirë ! Ngushullime Familjes se tij ! ”, shkruan Myftari.

 

21

Arena e Lajmit

Ndahet nga jeta ish-drejtuesi i Sigurimit, Luan Pobrati. Nga arrestimi në kohën e Berishës te pozicioni pranë Fatos Nanos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook