Kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Meta e kishte kundërshtuar vendimin në Apelin e Posaçëm, duke kërkuar shfuqizimin e tij. Me vendimin e sotëm, kërkesa e tij është rrëzuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×