“Është gjynah që të shikosh një skuadër si Skënderbeu të bjerë”, Çela: Ekip tjetër? Nuk është në dorën time…

Kastrioti pësoi një humbje përballë Skënderbeut në transfertë 2-0. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku i krutanëve, Emiljano Çela, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

bandicam 2022-05-04 18-56-21-393

“Jo absolutisht. E kemi thënë që jemi me këmbë në tokë dhe zonën europiane se kemi pasur5 ndonjëherë objektiv. Ka qenë një dëshirë e lojtarëve, që kishin dëshirë ta provonin. Sot ishte lodhja. Duhet të kisha bërë një rotacion. Futa pjesën dërrmuese që kam lozur gjatë kësaj kohe. Skënderbeu ishte më agresiv dhe më të përqendruar çuditërisht. Është gjynah që të shohësh një ekip kaq cilësorë që të bjerë nga kategoria.

I kam thënë lojtarëve që ta heqin presionin. Të argëtohen, të luajnë , të tregojnë vlerën e tyre. Këta çuna kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Nuk mund t’ia hedhim poshtë me këtë ndeshje. Edhe pse ende nuk na lejon matematika, por besoj se objektivin tonë e kemi pothuajse të realizuar.

Skuadër tjetër? Nuk e di. Do flasim me presidencën dhe në fund do shpallim objektivat tonë, që unë do të doja të niste puna me rinovimet. I kam shprehur për të vazhduar. Jam i sigurt që me këta lojtarë mund të bëjë më mirë sezonin tjetër. Pastaj se çfarë ndodh nuk është në zonën time”, u shpreh Çela.

Arena e Lajmit


“Është gjynah që të shikosh një skuadër si Skënderbeu të bjerë”, Çela: Ekip tjetër? Nuk është në dorën time…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook