Fanella e “Dorës së Zotit” kthehet në histori. Shitet në ankand për shifrën rekord, por familja e Maradonës e do mbrapsht

Fanella e famshme e “Dorës së Zotit”, e veshur nga Diego Armando Maradona në ndeshjen e Botërorit 1986 ku Argjentina eliminoi Anglinë me golin e famshëm të shënuar me dorë nga ish-numri 10 është shitur në një ankand publik për vlerën e 7.1 milionë paund.

pjimage (54)

Blerësi i kësaj fanelle ikonike mbetet ende mister, por shuma e paguar për blerjen e saj vendosi një rekord të ri botëror për shifrën e paguar për një objekt historik sportiv.

Çështja e fanellës ama nuk përfundon këtu, pasi nga raportimet e “Daily Mail” familja e yllit argjentinas po kërkon që ta ri-blejë fanellën legjendare dhe thuhet se gjenden në Londër aktualisht, vend ku u transferua fanella.

Problemi në ri-blerjen e saj qëndron se identiteti i personit që pagoi shumën marramendëse mbetet ende i paditur.

Arena e Lajmit


Fanella e “Dorës së Zotit” kthehet në histori. Shitet në ankand për shifrën rekord, por familja e Maradonës e do mbrapsht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook