“I ka të gjitha për të luajtur te një klub i madh”, legjenda e Empolit flet me elozhe për Asllanin përpara Interit: “San Siron” nuk do ta ketë problem

Interi do të përballet me Empolin në këtë javë të Serisë A, në një ndeshje shumë të rëndësishme jo vetëm për titullin kampion por dhe për objektivat në merkato të zikaltërve, ku mes të cilëve është dhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani.

kristjan asllani

Në një prononcim për “FcInter1908.it”, ish-mbrojtësi legjendar i Empolit, Franccesko Pratali ka folur ne lidhje me atë çfarë pret nga Asllani në ndeshjen ndaj Interit, si dhe atë çfarë pritet të jetë e ardhmja e mesfushorit duke mos harruar interesimin nga ana e zikaltërve.

“Kristjanin e kam parë të rritet, është si një i shtëpisë për mua. Është i lidhur me familjen, ajo i ka përcjell vlera të rëndësishme.

Është një talent i madh, një djalë me vlera. Ai i meriton të gjitha ato çfarë po përjeton në këtë sezon.

Edhe sot që e kërkojnë klube të mëdha ka mbetur po i njejti.

Për mua i ka të gjitha për të luajtur në një skuadër të madhe. Nuk e di nëse do të ndodhë vitin e ardhshëm ose më vonë, por ai do t’ia arrij.

“San Siron” nuk do ta ketë problem, do të luaj siç ka bërë gjithmonë.

Është gati për arena të mëdha. Në moshën e tij këto eksperienca do ta ndihmojnë në perspektivën e të ardhmes.”, ka thënë Pratali.

Arena e Lajmit


“I ka të gjitha për të luajtur te një klub i madh”, legjenda e Empolit flet me elozhe për Asllanin përpara Interit: “San Siron” nuk do ta ketë problem

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook