Derbi i fundit i këtij sezoni mes Partizanit dhe Tiranës është degdisur në Elbasan, ku do të luhet një ndeshje ndoshta vendimtare si për titullin kampion, ashtu edhe për një vend në Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm.
FSHF ka vendosur që sfida të luhet në “Elbasan Arena” dhe Partizani ka bërë publike menjëherë çmimet e biletave për këtë sfidë që do të luhet ditën e shtunë dhe hap javën e 33-të të Superiores. Ndeshja ishte planifikuar të fillonte në 19:45, pro orari ka ndryshuar dhe është bërë 18:45.
NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF TIRANA
E SHTUNË 7 MAJ 18:45
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:
Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)
Biletat në Tribunat: C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Tribuna qendrore: A3, A4, B3, B4, B5, dhe sektorët e tribunave C, D, E dhe F do të jenë në dispozicion të tifozerisë së Partizanit
Tribunat qendrore: A1, A2, B1, B2 dhe tribuna G do të jenë sektorët e rezervuar për tifozerinë e Tiranës.
Biletat mund t’i siguroni duke filluar nga dita e enjte ora 10:00 deri në orën 19:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa të shtunën biletat mund ti gjeni edhe në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.
Arena e Lajmit