Drafti i Alibeajt për kriteret e Presidentit të ri, reagon ashpër Paloka: Nuk e di nëse ata deputetë…

Palokaaa

Deputeti dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka shkruan sot se loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si konsensual zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën më të trashë. Paloka ka reaguar pas draftit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai shkruan se Rama bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf, Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të tij me e-mail.

POSTIMI I PLOTË
Nga zarfet e grupit te PS tek “zarfet” e grupit Alibeu.
Propozimet e Rames shiten si kritere të “opozitës” !
Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si President konsensual, zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën më të trashë. Rama bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf, Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të tij me e-mail. Në finale, kandidati i Ramës do dale nga goja e L.B, E.A …
Nuk e di nëse ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) që vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshtë viktima naive që po përdoren apo janë me vullnet të plotë në këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre.

Drafti i Alibeajt për kriteret e Presidentit të ri, reagon ashpër Paloka: Nuk e di nëse ata deputetë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook